Caktohet data/ Partia Demokratike më 24 Janar mban protestën e dytë kombëtare

Caktohet data/ Partia Demokratike më 24 Janar mban protestën e dytë kombëtare

pamje nga protesta e 22 dhjetorit TIRANË-Më 24 janar do të mbahet protesta e radhës kombëtare e Partisë Demokratike, kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Në lidhje me protestën ende nuk është zbuluar ora dhe detaje rreth tubimit. Kujtojmë se opozita zhvilloi protestën e parë kombëtare më 22 dhjetor 2025, tubim i cili u shoqërua edhe me tensione, ku në përfundim të fjalimit mbyllës të kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, protesuesit hodhën molotovë drejt kryeministrisë dhe hoqën gardhin metalik. Një qytetar u përfshi nga flakët dhe një efektiv policie u plagos.