Cakrani pas seancës për Metën: As gjykata s’ka kuptuar akuzat, çështja do të bjerë! S’ka vepër penale
Tension dhe debate kanë karakterizuar seancën e radhës gjyqësore në GJKKO ndaj ish-presidentit Ilir Meta dhe ish-bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi. Në një deklaratë ironike para nisjes së seancës, Kryemadhi u shpreh se prokuroria ka marrë si prova për akuzën e pastrimit të parave operacionet e saj plastike. Pas përfundimit të seancës, avokati mbrojtës Kujtim Cakrani, zbardhi dinamikën e zhvillimeve brenda sallës së gjyqit. Ai deklaroi se ka pasur debate të forta me prokurorët e çështjes, të cilët, sipas tij, paraqitën akuza të paqarta dhe të pasakta. “Debati ka qenë për të saktësuar personat dhe vendet, që gjykata ta kuptojë për çfarë bëhet fjalë. Deri më sot, as gjykata nuk ka kuptuar gjë,” u shpreh Cakrani, duke shtuar se pala mbrojtëse është detyruar të bëjë...
Burimi:
syri.net