Cakaj nga ‘Kafe Shqeto’: Sistemi zgjedhor u shtrembërua, koalicionet dhe listat u eliminuan
Me nisjen e diskutimeve për një reformë të re zgjedhore, opozita ka vënë në tryezë pikat kyçe që i konsideron thelbësore për të garantuar zgjedhje të lira dhe për të parandaluar manipulimet. Muharrem Cakaj, Anëtari i Komisionit Rregullator, nga studioja e 'Kafe Shqeto' tha se problemi themelor qëndron te ndryshimet e njëanshme të Kodit Zgjedhor në korrik të vitit 2020, të cilat deformuan sistemin dhe shtrembëruan vullnetin e votuesve. Cakaj argumentoi se ndryshimi i sistemit në vitin 2020 theu konsensusin e vitit 2008, i cili parashikonte garimin me koalicione dhe lista të përbëra. Kjo lëvizje, e miratuar pa votat e opozitës së kohës por me ato të deputetëve zëvendësues, ndryshoi thelbin e sistemit zgjedhor dhe konsiderohet si shkaku kryesor i problematikave aktuale dhe disproporcionit mes...
Burimi:
syri.net