Burimi:
syri.net

Foto © syri.net
Bylykbashi: Durrësi ‘në dramë’ të përsëritur, përmbytja e 3-të brenda vitit, pasojë e korrupsionit…
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, në një intervistë për Syri TV, ka përshkruar situatën e rëndë që po përjeton qyteti i Durrësit pas përmbytjeve masive, duke theksuar se dëmet për familjet dhe mjetet motorike janë shumë të mëdha. Sipas tij, pothuajse i gjithë qyteti është mbuluar nga uji, ndërsa kjo përmbytje shënon rastin e tretë brenda një viti, një fakt që, sipas Bylykbashit, nuk lidhet me fatkeqësi natyrore, por me keqmenaxhim të thellë dhe vendime të gabuara të ndikuara nga korrupsioni, që kanë rënduar jetën e qindra familjeve durrsake. Oerd Bylykbashi: Dëmet që kanë pësuar familjet në banesat e tyre janë shumë të mëdha, po edhe të tjerë kanë pësuar dëme në mjetet motorike me të cilat ata lëvizin, automjetet e tyre të dëmtuara,...






