Buxhuku: Shteti në prag falimentimi, rritja e çmimit të karburanteve kërcënon ekonominë shqiptare

Buxhuku: Shteti në prag falimentimi, rritja e çmimit të karburanteve kërcënon ekonominë shqiptare

I ftuar në edicionin informativ të lajmeve me gazetaren Armela Ferko, eksperti i ekonomisë dhe administratori i përgjithshëm i Konfindustrisë Shqiptare, Gjergj Buxhuku, ka paralajmëruar se rritja e çmimit të karburanteve po rrezikon seriozisht ekonominë shqiptare, duke e çuar vendin në një situatë të ngjashme me krizën e vitit 1996, para kolapsit të 1997-ës. Ai paralajmëron se Shqipëria, e varur tërësisht nga tregjet ndërkombëtare dhe e çarmatosur përballë krizave, mund të përballet me pasoja shkatërruese, përfshirë deri edhe falimentimin e shtetit. Buxhuku kritikon ashpër qasjen e qeverisë, duke theksuar mungesën e veprimeve konkrete për të shfrytëzuar rezervat e naftës, për të ndërtuar institucione rregullatore dhe për të përgatitur masa fiskale që do të lehtësonin barrën mbi qytetarët. Ai paralajmëron se pasojat për qytetarët janë të...