‘Buxheticid’, Strazimiri: Edi Rama koka e organizatës kriminale, SPAK-u duhet të nxjerrë urdhër-arrestin

‘Buxheticid’, Strazimiri: Edi Rama koka e organizatës kriminale, SPAK-u duhet të nxjerrë urdhër-arrestin

I ftuar në Intervistën e ditës në edicionin informativ të lajmeve në Syri TV, deputeti i PD-së Gent Strazimiri theksoi se qeveria po drejtohet nga një “organizatë kriminale” brenda shtetit, me në krye Kryeministrin Edi Rama, dhe kërkoi arrestimin e tij si hap të domosdoshëm për ndalimin e korrupsionit. Strazimiri theksoi se rastet e fundit, përfshirë aferën e Ministres Belinda Balluku, nuk janë thjesht abuzime të izoluara, por një vjedhje masive e fondeve publike, që ai e cilësoi si “buxheticid”.  Deputeti akuzoi kompanitë e përfshira për të përvetësuar çdo cent nga buxheti i shtetit, duke mos kryer asnjë punë reale, ndërsa institucione të tjera, si Kryetari i Këshillit të Rregullores dhe Mandateve Niko Peleshi, pengojnë SPAK-un për të zbatuar ligjin. Ai apeloi që SPAK-u të...