Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
Bushati: Rama i pasigurtë se kush po e godet. SPAK një dhuratë e helmatisur për shqiptarët
Analisti Andi Bushati, komentoi situatën politike në Shqipëri dhe hetimet e SPAK-ut për Belinda Ballukun, AKSHI-n dhe çështjet e tjera të korrupsionit që prekin qeverinë Rama. Gjatë bisedës me moderatorin, Edvin Parruca, Bushati theksoi se kryeministri Edi Rama është i pasigurtë për aktorët që qëndrojnë pas ‘goditjeve’ ndaj qeverisjes së tij. ‘Kjo është koha që Ramës i duhet për t’u qartësuar ose për të negociuar për fatin e pushtetit të tij,’ tha Bushati. Ai shtoi se mbështetja nga Bashkimi Europian dhe vendet kryesore evropiane duket se nuk ka ndryshuar, por ka një ftohje me administratën e Shteteve të Bashkuara, një element që ngre pyetje mbi ndikimin e huaj në politikën shqiptare. ‘Rama është i pasigurtë për personazhet që lëvizin kukullat, pra nuk e di kush...