Burgosja e Thaçit, Rama kërkesë Trumpit: Për hir të Zotit të bëjmë diçka, një gjykatë e turpshme po kërkon ta dënojë
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Bordin e Paqes, i është drejtuar me një kërkesë të veçantë presidentit të SHBA-ve Donald Trump. Rama ka kërkuar që Presidenti Trump të ndërhyjë dhe të ndalë turpin e madh që po ndodh me drejëtsinë në Hagë, ku po kërkohet 45 vite burg për Hashim Thaçin. Sipas Ramës kjo drejtësi e turpshme po trondit lirinë e një vendi. “Presidenti i Kosovës që u ndalua në atë kohë për të nënshkruar marrëveshjen në prani të Presidentit Trump. Sot Presidenti i Kosovës ka kaluar 6 vjet në një paraburgim në një Gjykatë të Posaçme në Hagë, të sponsorizuar nga disa vende demokratike që janë këtu, dhe duhet t’u vijë turp nga ajo lloj drejtësie ndërkombëtare. Vetëm javën e kaluar...
Burimi:
vizionplus.tv