Burgjet mes sigurisë formale dhe mungesës së transparencës – Niazi Jaho: Rehabilitimi nuk mund të mbetet vetëm në letër

Burgjet mes sigurisë formale dhe mungesës së transparencës – Niazi Jaho: Rehabilitimi nuk mund të mbetet vetëm në letër

Problematikat e sigurisë, transparencës dhe rehabilitimit në sistemin penitenciar shqiptar rikthehen vazhdimisht në vëmendjen e opinionit publik, zakonisht përmes ngjarjeve të rënda apo skandaleve që zbulojnë dobësi strukturore. Në këtë intervistë, juristi Niazi Jaho ndalet te funksionimi i burgjeve, përgjegjësitë e administratës, boshllëqet ligjore dhe mungesa e transparencës institucionale, duke ofruar një lexim kritik të gjendjes aktuale dhe të standardeve që Shqipëria është e detyruar të zbatojë. – Z. Jaho, herë pas here informohet publiku se në burgjet tona futen sende të ndaluara si p.sh. celularë, drogë, etj. A tregon kjo se niveli i sigurisë nuk është ai që kërkohet. – Sigurisht që po, sidomos kur raste të tilla ndodhin shpesh. Ligji është i qartë. Shkeljet janë evidente: mungesë kontrolli, kontrolle të përcipta, korrupsion. –...