“Burgjet e tejmbushura me të padënuar se të dënuar”/ Rama lexon raportin e KE-së: Kemi rekord negativ në…

“Burgjet e tejmbushura me të padënuar se të dënuar”/ Rama lexon raportin e KE-së: Kemi rekord negativ në…

Gjatë episodit të kësaj të diele të podcast-it “Flasim”, Kryeministri Edi Rama lexoi një raport të KE-së sa i përket ushtrimit të pushtetit të drejtësisë në Shqipëri, duke thënë se numri i lartë i paraburgimeve krijon një rekord negativ absolut në krahasim me vendet e tjera të Rajonit. “Siç e kam përmendur disa ditë më parë kemi nisur analizën e thelluar të shenjave shqetësuese të brutalitetit në ushtrimin e pushtetit gjyqësor, pas dy kulminacioneve shumë të forta: Pezullimi antidemokratik i një anëtari qeverie nga një prokuror e gjykatës me një vendim të shkallës së parë dhe tentativa e magjistratëve, gjykatës dhe prokurorë bashkë të Shqipërisë për të rritur vetë pagat e tyre, duke shqyer arkën e shtetit. Vetë Ali dhe vetë Kadi. Mes të tjerash...