“Bulevardi nuk do të jetë për një apo dy ditë”, paralajmëron Berisha: Protestat do të vazhdojnë deri në…

“Bulevardi nuk do të jetë për një apo dy ditë”, paralajmëron Berisha: Protestat do të vazhdojnë deri në…

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka paralajmëruar një protestë të qëndrueshme dhe afatgjatë kundër kryeministrit Edi Rama. Gjatë konferencës me gazetarët, ai  deklaroi se bulevardi dhe sheshi do të jenë të qytetarëve “jo për një, dy apo tre ditë, por aq kohë sa duhet për ta larguar (qeverinë)”. “Siç del qartë, Edi Rama, i ngërthyer tani kokë e këmbë nga mafia e tij, Lubi Balluku, Ergys Agasi, Olta Xhaçka, Taulant Balla, etj, në një vendim in-ekstremis, ka vendosur të asgjësojë, të bllokojë zbatimin e ligjit dhe të vendimit të prokurorisë dhe gjykatave. Ai del haptas kundër heqjes së imuniteteve dhe arrestimit të kriminelëve, të kryetarëve të organizatave kriminale, Lubi Balluku është me të gjithë të dhënat e veta kryetare e një organizate të strukturuar...