Budallai bën të njëjtat gjëra dhe pret rezultate të ndryshme/ Zogaj shpjegon protestën e opozitës
Analisti Preç Zogaj e shpjegoi protestën e fundit të opozitës, me shprehjen e famshme të Ajnshtajnit, se përkufizimi i çmendurisë është të bësh të njëjtën gjë gjithmonë dhe të presësh rezultate të ndryshme. “Nuk ka ndonjë enigmë, është e gjitha skenar. Kështu janë me skenar gjithmonë. Ka ndodhur në disa raste që kur ka patur protesta mbarë popullore pa skenarë, por këto janë me skenar, orari, çdo element, hedhja e molotovëve, gjuajtja me fishekzjarre, çdo gjë është e menduar me imtësi, kush mendon ndryshe nuk kupton natyrën e protestave që ndërmerr një parti politike. Me ekstremizmin nuk debatoj, sepse me ekstremizmin nuk debatohet. Të predikosh opozitarizëm për ti vënë flakën Tiranës, kjo nuk jep rezultat, por kënaq syrin e njerëzve që kërkojnë të shohin flakë....
Burimi:
ntv.al