“Budalla, e kishim për të bërë një pak zhurmë”, këshilltari i përjashtuar i PD tregon çfarë i thanë Noka dhe Bardhi për luftën e 8 janarit
Këshilltari i PD-së, Dritan Burgija, i përjashtuar bashkë me Arlind Boshkun si përfaqësues të PD-së, tregoi një moment që i ka lënë shije të keqe pas bisedës me Gazment Bardhin dhe Flamur Nokën, për kacafytjen e demokratëve në selinë e PD-së. “Herën e parë që dolëm në mbështetje të doktor Berishës kur nisëm Foltoren, nga zinxhiri drejtues i PD-së Durrës isha i vetmi që mbeta nga ana e Rithemelimit, si atëherë thamë që duhet të vlerësohen kontributet, meritokracia. Ervin Salianjin e shihja me dyshim për shkak të ngjarjeve dhe nuk isha i kënaqur sepse na çuan në përplasje më 8 janar dhe është për turpin e atyre që e organizuan atë gjë. Kemi patur raste në Durrës kur djali ishte jashtë dhe babai brenda. Unë...
Burimi:
javanews.al