‘Brukseli i shqetësuar për situatën në Shqipëri’/ Harxhi: Ka presion ndërkombëtar për heqjen e imunitetit të Ballukut
Diplomatja dhe analistja Edit Harxhi, e ftuar në “A Show” me Adi Krastën në SYRI TV, deklaroi se dhuna e ushtruar ndaj protestuesve ishte disproporcionale dhe kërkoi lirimin e të ndaluarve, duke theksuar se edhe në protestën e 24-ës gjyqtarët nuk gjetën prova për dhunë nga ana e tyre. Ajo tha se në Bruksel ka shqetësim për situatën në Shqipëri, veçanërisht për zvarritjen e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe çështjet që lidhen me SPAK-un, duke e konsideruar këtë si problem për kapitullin e shtetit të së drejtës në procesin e integrimit. Sipas Harxhit, ka pasur presion nga zyrtarë europianë, përfshirë ish-deputetin gjerman Kirschbaum, lidhur me heqjen e imunitetit të Ballukut. Harxhi u shpreh se tensionet politike do të rriten dhe se kërkesa e opozitës mbetet...
Burimi:
syri.net