“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

Protestuesit e opozitës kanë shkaktuar kaos te qendra ndërkombëtare e artit ArtExplora Vila 31, duke hedhur molotovë dhe duke sulmuar objektin. Ministri i Kulturës, Blendi Gonxhja, ka reaguar ashpër, duke e cilësuar sulmin si një akt terrori ndaj kulturës dhe qytetërimit shqiptar. Sipas tij, ky nuk është thjesht opozitarizëm, por një agresion i hapur ndaj një institucioni që përfaqëson lirinë e mendimit, artin dhe kreativitetin ndërkombëtar në vend. “Është absolutisht revoltuese të shohësh se si verbëria politike e një opozite të dëshpëruar nuk ndalet para asgjëje, duke lëshuar masivë molotovi mbi një godinë ku brenda ka artistë, njerëz, jetë dhe krijimtari!”, thotë Gonxhja përmes një postimi në rrjetet sociale. Ministri thekson gjatë incidentit, brenda vilës ndodheshin 12 artistë. Shumica e tyre, të huaj dhe pjesë e programeve...