Braho në Hagë, kreu i SPAK takohet me presidentin e Eurojust: Fokus lufta kundër krimit të organizuar

Braho në Hagë, kreu i SPAK takohet me presidentin e Eurojust: Fokus lufta kundër krimit të organizuar

Kreu i Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Klodian Braho, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në selinë e Eurojust në Hagë, ku është takuar me presidentin e këtij institucioni, Michael Schmid. Takimi u realizua në kuadër të forcimit të bashkëpunimit mes SPAK dhe Eurojust, me fokus luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit ndërkufitar. Lajmi është bërë publik përmes njoftimeve zyrtare në rrjetet sociale të të dy institucioneve. Ky takim vjen disa muaj pasi presidenti i Eurojust, Michael Schmid, gjatë një vizite në Tiranë, theksoi nevojën për thellimin e bashkëpunimit me autoritetet shqiptare.