Braçe shfaq ambicien për të garuar për Tiranën në 2027: Do ta vlerësoj kandidimin
Senatori i socialistëve Erion Braçe nuk e ka fshehur ambicien për të qenë ai kandidati i socialistëve për Tiranën në zgjedhjet e ardhshme lokale të 2027. Kjo ambicie është shprehur me kujdes nga Erion Braçe gjatë një takimi me strukturat e njësisë 5, ku ai u zgjodh deputet pas largimit nga qarku Fier. Dy burime nga kjo mbledhje i pohuan gazetarit të Top Channel Muhamed Veliu atë që mund të konsiderohet si sinjali i parë nga Braçe për Edi Ramën. “Unë do ta vlerësoj mundësinë të kandidoj për Tiranën, por më duhet mbështetja juaj”, citohet të ketë thënë Erion Braçe, pasi janë diskutuar një mori problemesh me të cilat po përballet kryeqyteti. Të njëjtat burime hedhin poshtë raportimet se Braçe i kishte vendosur ultimatum Ramës...
Burimi:
top-channel.tv