Bozdo: Sjellja e Ramës tregon nervozizëm dhe presion të madh politik
Deputeti i Partisë Demokratike, Eno Bozdo, thotë se sjellja e fundit e kryeministrit Edi Rama tregon një gjendje të shtuar nervozizmi dhe pasigurie, që sipas tij është bërë më e dukshme në javët dhe muajt e fundit. I ftuar në emisionin ‘Syri Digjital’ në Syri TV me moderator Bled Marku, Bozdo komentoi konferencën e fundit për shtyp të kryeministrit dhe raportin e tij me median dhe kundërshtarët politikë. Eno Bozdo: Përshtypja ime është që shëndeti mendor i kryeministrit është përkeqësuar veçanërisht në kohët e fundit. Nuk besoj se është çështje e 12 orëve të fundit, po besoj se është çështje e javëve, ndoshta e muajve të fundit. Ndoshta tani ka filluar të dalë, të shikohet në sipërfaqe, por e shikojmë që ë pasigurinë e tij...
Burimi:
syri.net