Bozdo: Rama e ka tretur Beratin, brenda 10 vitesh janë larguar 22.6 % e banorëve
Drejtuesi politik i PD në qarkun e Beratit, deputeti Eno Bozdo me një reagim në rrjetet sociale i është përgjigjur deklaratës së Edi Ramës, se gjoja Berati është qyteti ku ka pasur më shumë kthime. Në analizën e tij, Bozdo shkruan se, në qarkun e Beratit, brenda 10 vitesh janë larguar 22.6% e banorëve të kësaj zone, sepse Rama e ka tretur Beratin. Reagimi i deputetit Eno Bozdo: Dëgjoni mashtrimet e kryeministrit sot, ndërsa përpiqet tu mbushë mendjen se në fakt, qytetet dhe fshatrat e qarkut jo vetëm që nuk po zbrazen por po ripopullohen nga kthimet e emigrantëve. Ju e dini mirë të vërtetën. Ju e dini se në qytete s'ka më rini, se familjet po ikin, se në fshat jo vetëm s'ka më...
Burimi:
syri.net