Bozdo: Për shqiptarët nuk ka lekë, ndërsa 3 inceneratorët që nuk ekzistojnë u gjetën menjëherë

Bozdo: Për shqiptarët nuk ka lekë, ndërsa 3 inceneratorët që nuk ekzistojnë u gjetën menjëherë

Deputeti i Partisë Demokratike, Enno Bozdo në fjalën e mbajtur në Parlament foli për përmbytjet e nëntorit dhe dhjetorit në Dimal dhe Kuçovë. Bozdo tha se në nëntor mijëra hektarë tokë u përmbyt pasi pushteti nuk ishte kujdesur për kanalet kulluese dhe sistemet kulluese në përgjithësi. Demokrati tha se të gjithë fermerët u lanë në mëshirë të fatit, pasi vetëm një pjesë e vogël e fondeve do të mjaftonte për të përballuar të gjtiha dëmet e shkaktuara. Bozdo u shpreh se lekë për shqiptarët nuk ka, ndërsa për 3 inceneratorë që nuk ekzistojnë u gjetën menjëherë. “Fermerët e Dimalit dhe Kuçovës janë prekur nga përmbytjet. Në përmbytjet e nëntorit mijëra hektarë tokë u pëmrbytën se pushteti nuk ishte kujdesur për kanalet kulluese dhe sistemin kullues...