Bozdo denoncon braktisjen e zonave: Rrugë të shkatërruara, përmbytje dhe infrastrukturë e mjerueshme

Bozdo denoncon braktisjen e zonave: Rrugë të shkatërruara, përmbytje dhe infrastrukturë e mjerueshme

Gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit, deputeti Eno Bozdo u shpreh se zona të tëra po lihen në harresë të plotë nga pushteti, me infrastrukturë të shkatërruar, mungesë investimesh dhe premtime të pambajtura prej vitesh. Deputeti denoncoi gjendjen e rëndë të rrugëve, mungesën e kanalizimeve dhe përmbytjet e përsëritura që, sipas tij, po u pamundësojnë banorëve një jetë normale dhe po rrezikojnë shëndetin e tyre. Fjala e tij: Në gjendje të mjeruar që pamundëson jetën e të gjithë banorëve të zonës. Rruga ka mbetur në mes, diçka më shumë se në mes, në 2/3, që nga viti 2012, kur me qeverisjen e Partisë Demokratike u arrit të ndërtohej një pjesë e kësaj rruge dhe më pas me gjithë premtimet e njëpasnjëshme në të...