‘Bota në tranzicion, ekuilibrat globalë po riformatohen’/ Kedhi: Pa Trump, Perëndimi do të ishte zhytur më thellë…
Fraza “rendi i ri botëror”, dikur një term i përdorur kryesisht në qarqet konspiracioniste, është bërë pjesë e fjalorit të zakonshëm të liderëve botërorë, duke dominuar diskutimet në Forumin Ekonomik të Davosit. Sipas Nikola Kedhit, drejtor ekzekutiv i Institutit Konservator Shqiptar, kjo nuk është rastësi, por një shenjë e qartë se ekuilibrat globalë po ndryshojnë rrënjësisht dhe perëndimi po humbet terren përballë fuqive të reja. Në një analizë të thelluar, i ftuar në një studio televizive, Kedhi argumenton se ardhja e Donald Trumpit në pushtet nuk ishte shkaku i krizës së rendit liberal, por një katalizator që ekspozoi dobësitë e thella, veçanërisht ato të Evropës. Sipas tij, nëse Trump nuk do të ishte zgjedhur, Shtetet e Bashkuara dhe Evropa do të ishin zhytur edhe më...
Burimi:
sot.com.al