Bordi i Transparencës merr vendimin, ja sa do shitet nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës merr vendimin, ja sa do shitet nafta dhe benzina

PAMJE NGA MBLEDHJA TIRANË- Bordi i Transparencës ka vendosur uljen e çmimeve të karburanteve në vend pas rritjes si shkak i konfliktit në Lindjen e Mesme. Që nga përshkallëzimi i krizës në Lindjen e Mesme, çmimi i naftës për 1 litër pësoi rritje me 41 lekë duke u tregtuar nga 214 deri në 217 lekë. Me çmimin tavan të përcaktuar nga Bordi, ulja që ka pësuar nafta në tregun me pakicë është deri në 14 lekë. Bordi ka përcaktuar çmimet e reja maksimale të shitjes në vend: Çmimi i shitjes me pakicë për gazoilin (standardi SSH EN 590) do të jetë jo më shumë se 203 lekë/litri, ndërsa me shumicë jo më shumë se 191 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë për benzinën do të jetë jo më shumë se 175 lekë/litri, ndërsa...