Bordi i Paqes/ Vengu: Trupat në Gaza, ende s’ është përcaktuar numri i pjesëmarrësve

Bordi i Paqes/ Vengu: Trupat në Gaza, ende s’ është përcaktuar numri i pjesëmarrësve

pirro vengu TIRANË- Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, foli për angazhimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes me trupa në Rripin e Gazës. Vengu deklaroi se Shqipëria ka shprehur dakordësinë për pjesëmarrjen në fazën e parë të shtabit për Gazën, duke dërguar oficerë. Ministri nuk dha më shumë detaje lidhur me numrin e pjesmarrësve, pasi theksoi se vijon konsultimi me aleatët për të përcaktuar se si do të kontribuohet.   “Shqipëria ka shprehur dakordësinë, kemi deklaruar pjesëmarrjen në fazën e parë në shtabin për Gazën dhe jemi duke punuar me aleatët tanë; nuk kemi përcaktuar ende numrin e pjesëmarrësve. Jemi në bashkëpunim me aleatët. Hartat që kanë qarkulluar nuk përbëjnë informacion zyrtar. Por ne po presim bisedimet me aleatët dhe jemi në bisedime sesi do kontribuohet....