“Bordi i Paqes, shkund OKB”, Rama: Vlerësojmë rolin vendimtar të Trump për të vendosur paqen në Gaza

“Bordi i Paqes, shkund OKB”, Rama: Vlerësojmë rolin vendimtar të Trump për të vendosur paqen në Gaza

Kryeministri Edi Rama, mori fjalën e tij në mbledhjen e Bordit të Paqes. “Faleminderit që më ftuat të jem pjesë e këtij rrugëtimi. Në votën e linjëzuar në parlamentin tonë flet vetë sesa e nderuar është Shqipëria. Shumë thonë se Bordi i Paqes është për të zëvendësuar OKB-në. Nuk më duket si një zëvendësim, por nëse ndihmon për ta shkundur. Zoti e bekoftë Bordin e Paqes. Ne përgëzojmë rolin tuaj vendimtar për t’i dhënë fund konfliktit zemërthyes në Gazë. Unë kam propozuar që ky bord të ftojë të gjitha vendet të kontribuojnë për fasilitetin publik për fëmijët e Palestinës. Duke bërë këtë do ndihmojmë pengjet më të pafajshme të çmendurisë së Hamasit”, tha Rama ndër të tjera.