Bordi i Paqes, Rama publikon fotot: Një ditë krenarie për Shqipërinë në Uashington
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale momente nga mbledhja inauguruese e Bordit të Paqes, e zhvilluar në Uashington. Në një postim në Facebook, Rama publikoi disa foto nga takimi, teksa shkruan: “Fotoalbumi i një dite krenarie për Shqipërinë në Uashington”. Gjatë fjalës së tij në Bordin e Paqes, kryeministri Rama vlerësoi përpjekjet për ndaljen e konfliktit në Gazë, konfirmoi angazhimin e trupave shqiptare në forcën e stabilizimit dhe propozoi ndërtimin e një objekti publik për fëmijët palestinezë. Para Trumpit, kryeministri Rama ngriti dhe shqetësimin për ish-drejtuesit e UÇK-së në Hagë.
Burimi:
javanews.al