Bordi i Paqes! Rama drejt SHBA-së, europianët refuzojnë ‘tavolinën’ e Trump

Bordi i Paqes! Rama drejt SHBA-së, europianët refuzojnë ‘tavolinën’ e Trump

Edi Rama dhe Donald Trump SHBA-Nesër në Washington DC do të mbahet takimi inaugurues i Bordit të Paqes të presidentit amerikan Donald Trump. Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është nisur drejt kryeqytetit amerikan për të marrë pjesë në këtë mbledhje, ndryshe nga ceremonia e parë themeluese në Davos, ku ai nuk ishte i pranishëm.  Por teksa Rama mbërrin në SHBA, në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë, u regjistruan debatet gjatë një takimi mes delegacionit të Parlamentit Europian dhe kreut të Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, lidhur me 'Bordin e Paqes'. Mësohet se eurodeputeti Peter Gahler, ka ngritur pikëpyetje dhe ka këkruar llogari ndaj Ballës, se përse Shqipëria i është bashkuar nismës së Trump. Sipas Peter Gahler, Bashkimi Europian nuk është shprehur ende dhe as nuk ka mbajtur...