Bordi i Paqes, Presidenti Begaj lëshon autorizimin për përfaqësimin e Shqipërisë nga kryeministri Rama

Bordi i Paqes, Presidenti Begaj lëshon autorizimin për përfaqësimin e Shqipërisë nga kryeministri Rama

BEGAJ DHE RAMA TIRANË- Presidenti Bajram Begaj ka lëshuar autorizimin për përfaqësimin e Shqipërisë nga Kryeministri Edi Rama në Bordin e Paqes së iniciuar nga presidenti i SHBA, Donald Trump. AUTORIZIM PËR LËSHIMIN E PLOTFUQISË PËR NËNSHKRIM MARRËVESHJEJE Në mbështetje të nenit 92, shkronja “e”, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, nenit 5, pika 2, si dhe nenit 6, pika 1 dhe 3, të ligjit nr. 43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, autorizoj Sh.T.Z. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, për nënshkrimin e “Marrëveshjes së pranimit të Republikës së Shqipërisë në Kartën e Bordit të Paqes”, miratuar në parim me vendimin nr. 45, datë 21.1.2026, të Këshillit të Ministrave. Kompetencat, të drejtat dhe detyrimet që rrjedhin nga lëshimi i kësaj...