“Bordi i Paqes nuk zëvendëson OKB-në”, Spiropali: Në këtë fazë s’kemi detyrime financiare

“Bordi i Paqes nuk zëvendëson OKB-në”, Spiropali: Në këtë fazë s’kemi detyrime financiare

Kryeministri Edi Rama është nisur këtë të mërkurë drejt Uashingtonit për të marrë pjesë në mbledhjen e parë konstituuese të Bordit të Paqes, një mbledhje e thirrur nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e cila do të zhvillohet më 19 shkurt. Sfida e parë kryesore e këtij bordi është rindërtimi i Rripit të Gazës, një proces që pritet të kërkojë angazhimin e shumë shteteve anëtare për një zgjidhje të qëndrueshme. Ministrja për Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, theksoi se në këtë fazë Shqipëria nuk ka detyrime financiare, por si vend anëtar themelues, do të ketë angazhime sipas statutit të organizatës. Ajo shpjegoi se Bordi i Paqes nuk ka për qëllim të zëvendësojë organizatat ekzistuese si OKB, por është një instrument komplementar që ofron mundësinë për...