“Bordi i Paqes njohje ‘de facto’ për Kosovën, lajm i mirë për shqiptarët”
Gazetari Arbër Hitaj, i ftuar në emisionin “3D” në RTSH, ka analizuar domethënien gjeopolitike të nismës së re për “Bordin e Paqes”, duke e vendosur atë përballë krizës së besimit që ka përfshirë Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Sipas Hitaj, ky zhvillim është një lajm pozitiv si për Shqipërinë, ashtu edhe për Kosovën, veçanërisht duke parë dështimin e OKB-së për t’u reformuar pas rënies së Murit të Berlinit dhe shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik. Hitaj argumentoi se OKB-ja ka humbur rolin e saj si ndërmjetësues efikas, duke u përfshirë shpesh në skandale financiare dhe duke dështuar në zgjidhjen e konflikteve. “Ka pasur dhe skandale financiare. Një test ishte p.sh. konflikti mes Kamboxhias me Tajlandën. OKB nuk bëri asnjë ndërmjetësim, u desh ndërhyrja e Trump. Kritika ka...
Burimi:
javanews.al