“Bordi i Paqes” kalon në Parlament, palët janë dakort në parim, por debatojnë për procedurën

“Bordi i Paqes” kalon në Parlament, palët janë dakort në parim, por debatojnë për procedurën

Parlamenti u mblodh në një seancë jashtë radhe për të votuar për anëtarësimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes për Gazën, një ftesë që iu bë kryeministrit Edi Rama nga Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump. Gjatë seancës, pati përplasje mes Partisë Socialiste dhe asaj Demokratike për respektimin e rregullores për të thirrur seancë të jashtëzakonshme. “Kuvendi me kërkesë të Këshillit të Ministrave ose 1/5 së deputetëve mund të miratojë një projektligj me procedurë të përshpejtuar, por jo më parë se një javë nisja e procedurës së shqyrtimit. Patjetër që jemi pro anëtarësimit të Shqipërisë në Bordin e Paqes për Gazën, por duhet ta bëjmë sipas rregullores së Kuvendit. E bëjmë efektive brenda një jave, por juve ju duhet me nxitim sepse duhet të zhurmoni për...