Bordi i Paqes, gjenerali amerikan: Mes pesë vendeve të para që do të angazhojnë trupa ushtarakë në terren janë edhe Shqipëria me Kosovën
Ditën e sotme në Uashington është duke u mbajtur takimi inaugurues i Bordit të Paqes, ku të pransihëm janë edhe kryeminsitri i Shqipërisë, Edi Rama, si dhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Gjenerali i lartë armeikan, Jasper Jeffers III, foli për planin dhe strategjinë ushtarake që do të përdoret në terrenin e Gazës. Gjenerali Jeffers theksoi se mes pesë vendeve të para që do të angazhonin trupa ushtarakë në terren ishin edhe Shqipëria me Kosovën. “Jam i nderuar që të deklaroj sot se 5 vendet e para që do të angazhojnë trupa ushtarakë janë Indonezia, Maroku, Kazakistani, Kosova dhe Shqipëria, ndërsa Egjipti dhe Jordania do të kenë forcat policore”, u shpreh Jeffers.
Burimi:
vizionplus.tv