Bolino i shmanget sërish gjyqit/ Këlliçi: Disponojmë prova, do t’i paraqesim pas…
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, u paraqit sërish në Gjykatën e Tiranës për seancën gjyqësore ndaj tij pas padisë për shpifje të ngritur nga Carlo Bolino. Megjithatë, për herë të dytë, pala paditëse, vetë Bolino, mungoi në seancë, një fakt që Këlliçi e cilësoi si të pakuptueshëm dhe ironik. Në një prononcim për mediat pas seancës, Këlliçi shprehu habinë për mungesën e Bolinos, duke theksuar se pikërisht ky i fundit e kishte akuzuar më herët se po i shmangej përballjes në gjykatë. "Nuk arrij ta kuptoj arsyen se përse shmanget nga përballja në sallën e gjyqit, kur vetë më ka akuzuar mua si një individ që jam shmangur nga seancat," deklaroi deputeti. "Që në momentin e parë që jam njohur me këtë fakt, jam...
Burimi:
syri.net