Boçi: Parlamenti i kapur nga ekzekutivi, opozita do ta çojë betejën deri në fund

Boçi: Parlamenti i kapur nga ekzekutivi, opozita do ta çojë betejën deri në fund

Deputeti i PD, Luçiano Boçi, në një prononcim për mediat tha se opozita ka arritur një dakordësi të gjerë për bashkëpunim dhe unifikim qëndrimesh, me synimin për të çuar përpara aksionin politik dhe protestues drejt krijimit të një qeverie kujdestare. Sot ishte  tryeza e parë e zhvilluar mes përfaqësuesve politikë dhe aktorëve të tjerë shënoi një hap të rëndësishëm në ndërtimin e një fronti të përbashkët për reformën zgjedhore dhe atë territoriale. Boçi theksoi se ekziston një domosdoshmëri për kontakt dhe harmonizim më të thellë mes forcave opozitare, ndërsa shtoi se parlamenti prej kohësh ka dalë nga roli i tij kushtetues, duke u vendosur në funksion të ekzekutivit. Ai nënvizoi gjithashtu se opozita është e vendosur të mbështesë veprimet e drejta hetimore ndaj përfaqësuesve të qeverisë dhe...