Blushi: T’i japim fund diversionit që i shërben vetëm Ramës, ky regjim duhet të largohet sa më parë
Pas mbledhjes së zhvilluar mes Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj, me Forumin për Dialog Politik, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë e Lirisë Tedi Blushi ka bërë një thirrje të fortë për bashkimin e opozitës dhe tejkalimin e përçarjeve të brendshme. Në një prononcim për mediat, Blushi theksoi domosdoshmërinë e një fronti të përbashkët kundër qeverisë, duke e cilësuar si një "regjim" që duhet të largohet sa më parë. Duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve mbi mundësinë e një bashkimi real opozitar, përfaqësuesi i Partisë së Lirisë hodhi poshtë idenë e përçarjeve të thella, duke e quajtur atë një konstatim jo të vërtetë. Sipas tij, Partia e Lirisë mban një "qëndrim shumë parimor" dhe fton këdo të bëhet pjesë e "koalicionit anti-narkoshtet". "Nuk ka vend...
Burimi:
syri.net