Blushi thirrje për protestë më 22 mars: Asnjë hap pas, qytetarët të ngrihen
Deputeti i Partisë së Lirisë, njëkohësisht dhe sekretari i Përgjithshëm, Tedi Blushi, ka bërë thirrje për mobilizim qytetar në protestën e paralajmëruar më 22 mars, duke e cilësuar këtë datë si një moment të rëndësishëm për reagimin publik. Në një reagim publik, Blushi u shpreh se ‘22 Marsi është dita jonë, dita e çdo shqiptari të lirë’, duke theksuar se qytetarët duhet të ngrihen për dinjitetin e tyre, për të ardhmen e familjeve dhe për barazinë para ligjit. Ai akuzoi qeverinë për padrejtësi dhe arrogancë, ndërsa shtoi se, sipas tij, pushteti po sillet si ‘pronar i Shqipërisë’. Deputeti i Partisë së Lirisë u bëri thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në protestë dhe të shprehin pakënaqësinë e tyre në rrugë dhe sheshe. ‘Le të shpërthejë...
Burimi:
syri.net