Blushi thirrje deputetëve: Miratoni me urgjencë pr/ligjin e PL për uljen e çmimit të karburanteve
Sekretari i Përgjithshëm dhe deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, u bëri thirrje deputetëve të Kuvendit që të miratojnë me urgjencë projektligjin e depozituar nga grupi parlamentar i kësaj force politike për uljen e çmimit të karburanteve. Në një deklaratë për mediat, Blushi tha se kanë kaluar gati dy javë nga depozitimi i projektligjit, ndërsa sipas tij nuk ka pasur asnjë reagim nga kryeministri Edi Rama dhe mazhoranca. Ai theksoi se çmimi i naftës në Shqipëri ka arritur rreth 200 lekë për litër, ndërsa mbi 60% e këtij çmimi përbëhet nga taksa. Sipas Blushit, ulja e taksave është mënyra e vetme për të lehtësuar qytetarët dhe bizneset, veçanërisht në kushtet e rritjes së kostove të jetesës dhe pasigurive në tregjet ndërkombëtare. Deputeti i Partisë...
Burimi:
syri.net