Burimi:
syri.net
Foto © syri.net
Blushi: Ramaduron do ta përmbysin vet shqiptarët, përballje të fuqishme deri në fitore
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, në deklaratë për media tha se rrëzimi i regjimeve të ndërtuara mbi drogën, krimin dhe manipulimin e zgjedhjeve është i pashmangshëm, duke theksuar se edhe në Shqipëri ndryshimi do të vijë nga vetë shqiptarët. Duke e cilësuar kryeministrin Edi Rama si “Ramaduro”, Blushi u shpreh se përballja e opozitës me atë që e quan narkoshtet do të jetë e fuqishme dhe e pandalshme deri në fitore, në emër të rikthimit të lirisë, demokracisë dhe sovranitetit të popullit. Deklarata e plotë e Tedi Blushit: Rrëzimi i Maduros përbën një ngjarje madhore historike për të gjithë njerëzit e lirë dhe, në mënyrë të veçantë, një burim shprese për popujt që vuajnë nën regjime të ngritura mbi drogën, krimin dhe...