Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e një regjimi që duhet bërë pluhur e hi
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, në një deklaratë për mediat tha se dhuna e ushtruar gjatë protestës së 20 shkurtit në Tiranë tregoi “fytyrën kriminale të një regjimi që duhet bërë pluhur e hi nën këmbët e sovranit”. Në reagimin e tij, Blushi akuzoi drejtpërdrejt qeverinë dhe strukturat e rendit për përdorim të tepruar force ndaj protestuesve, duke përmendur si rast flagrant plagosjen me plumb gome të një zonje në ballë, si dhe përdorimin e gazit lotsjellës pranë ambienteve fetare. Sipas tij, 20 Shkurti shënoi një moment kthese politike, ku qytetarë nga e gjithë vendi u ngritën në një “kryengritje paqësore” kundër qeverisë, ndërsa reagimi i policisë u cilësua si akt represioni dhe intimidimi ndaj qytetarëve. Blushi foli për arrestime pa shkak,...
Burimi:
syri.net