“Bllokojani llogaritë”/Denoncimi i fortë i Berishës:Balluku po përpiqet të blejë pasaportë, për t’i shpëtuar drejtësisë

“Bllokojani llogaritë”/Denoncimi i fortë i Berishës:Balluku po përpiqet të blejë pasaportë, për t’i shpëtuar drejtësisë

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka bërë sot një denoncim të fortë për ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Ai tha në një dalje për mediat se ajo po përpiqet që të blejë pasaportë, për t’iu shmangur drejtësisë. Ai iu bëri thirrje institucioneve ndërkombëtare, që t’i bllokojnë llogaritë bankare Ballukut dhe Ramës. “Në çdo fjalë, në çdo qëndrim të Ramës, ai vetëm sa demaskohet më shumë. Është vetë droga Edi Rama, vetë kartelet e drogës. Nuk ka kryeministër tjetër në Eurppë që u ka dhënë karteleve të drogës, prona e toka. Shqipëria është lavatriçe parave të pista. Treguesi i ndërtimit në Shqipëri, është më i lartë se në vendet e tjera. A po përpiqet që të mbulojë Ballukun me dosjen e saj. Ajo çka mund të informojë unë,...