Bllokohet aksi kombëtar Tiranë-Korçë, Alolli: Ky është ‘bilanci’ i rrugëve të Ramës

Bllokohet aksi kombëtar Tiranë-Korçë, Alolli: Ky është ‘bilanci’ i rrugëve të Ramës

Shembja e gurëve masiv tek ‘Kthesa e Dragostunjës’ ka bllokuar pa afat lëvizjen drejt Juglindjes. Aksi Librazhd-Qafë Thanë është e vetmja rrugë nacionale për të shkuar drejt Korçës e më tej drejt Maqedonisë. Në lidhje me këtë situatë ka reaguar deputetja e PD, Ledina Alolli, e sipas saj ky është 'bilanci' i rrugëve të Edi Ramës. Reagimi i deputetes së PD, Ledina Alolli: Aksi kombëtar Librazhd–Prrenjas i bllokuar. Një arterie jetike e Juglindjes e paralizuar nga papërgjegjshmëria dhe korrupsioni. Qytetarë të izoluar, jetë në rrezik. Ky është bilanci i “rrugëve” të Edi Ramës dhe menaxhimit të dështuar të Belinda Ballukut. Miliona euro beton, zero siguri, zero përgjegjësi.