Bllokimi i rrugës në Librazhd, Rama: Zero korrupsion, ndikoi gjeologjia e vështirë

Bllokimi i rrugës në Librazhd, Rama: Zero korrupsion, ndikoi gjeologjia e vështirë

Kryeministri Edi Rama sqaroi gjatë podkastit të tij “Flasim” situatën në aksin Librazhd-Prrenjas, e cila vijon të jetë e bllokuar për shkak të rrezikut si pasojë e shembjes së tokës. Ai u shpreh se ajo është një fatkeqësi natyrore, që nuk ka të bëjë me njeriun, por me natyrën. Ai tha se situata nuk është krijuar si pasojë e korrupsionit, por gjeologjisë. Sa i përket Korridorit VIII që po ndërtohet, Rama tha se aksi i ri nuk është prekur. “E pikërisht kur Shqipëria po e lufton korrupsionin më fort se asnjëherë dhe këto janë fakte, këtu flitet se korrupsioni është më i madh se asnjëherë. Po kaq e vërtetë është kjo, sa ç’është e vërtetë lidhja e korrupsionit me atë rrëshqitje. Zero, zero! Aty ka...