Bllokimi i Juglindjes nga shembja e rrugës, Aliolli: Korrupsioni shkaku i izolimit të disa bashkive, qytetarët pa shërbime!
Deputetja e PD e qarkut të Korçës, Ledina Aliolli, në fjalën e mbajtur sot në Kuvend, ka shprehur shqetësimin e situatës me të cilën po përballen qytetarët, të cilët prej disa ditësh janë të izoluar si pasojë e shembjes së aksit rrugor Librazhd-Përrenjas. Aliolli tha se shkaku nuk është rrëshqitja e tokës si pasojë e reshjeve të shiut sic po përpiqet propaganda ta justifikojë, por korrupsioni në cilësinë e punimeve. “Është situatë e paprecedentë pasi ai ka sjellë izolimin total të bashkive Korcë, Pustec, Maliq, Prrenjas, Librazhd. Dhe pikërisht ky rajon i tërë ka sjellë problematika të mëdha. Të moshuar sot përballen me udhëtime të gjata, janë të sëmurë që humbin kohë në rrugë të zgjatura për të marrë shërbim”, tha deputetja demokrate. Prej disa...
Burimi:
syri.net