Bllokimi i aksit Librazhd–Prrenjas rrezikon ekonominë e Juglindjes, Shoqëria civile kërkon ndërhyrje urgjente nga qeveria

Bllokimi i aksit Librazhd–Prrenjas rrezikon ekonominë e Juglindjes, Shoqëria civile kërkon ndërhyrje urgjente nga qeveria

Shoqëria civile në Qarkun Korçë ka dërguar një letër të hapur drejtuar institucioneve qendrore, duke kërkuar ndërhyrje urgjente për zgjidhjen e krizës së krijuar nga bllokimi i aksit kombëtar Librazhd–Prrenjas, një nyje kyçe për lidhjen e juglindjes me Tiranën. Në deklaratën e saj, qytetarët dhe organizatat e shoqërisë civile paralajmërojnë për pasoja serioze ekonomike dhe sociale, duke përfshirë rritjen e kostove të transportit, ndikimin në aktivitetin turistik dhe prodhues, si dhe rreziqet për furnizimin me mallra dhe karburante në rajon. Letra kërkon plani teknik emergjent, përmirësimin e akseve alternative, masa mbështetëse ekonomike për bizneset dhe raportim publik mbi ecurinë e punimeve, duke theksuar nevojën për një strategji kombëtare që të reduktojë varësinë nga një aks i vetëm rrugor. Deklarata e publikuar: LETËR E HAPUR DREJTUAR...