Blinken komenton vendimin e tij për të futur Sali Berishën në “listën e zezë”: S’kam pasur kurrë asnjë hezitim

Blinken komenton vendimin e tij për të futur Sali Berishën në “listën e zezë”: S’kam pasur kurrë asnjë hezitim

Në maj të vitit 2021, sekretari amerikan i Shtetit i asaj kohe, Antony Blinken, njoftoi se ish-kryeministri shqiptar Sali Berisha, së bashku me familjen e tij, ishte shpallur i padëshiruar në Shtetet e Bashkuara. Edhe pse kanë kaluar rreth pesë vite nga ai vendim dhe pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme për ta kundërshtuar atë, qëndrimi i diplomacisë amerikane mbetet i pandryshuar. Gjatë një bashkëbisedimi në “Harvard Institute of Politics”, Blinken e rikonfirmoi se i qëndron plotësisht vendimit të marrë në vitin 2021, duke theksuar se nuk ka asnjë dyshim apo hezitim për sanksionet ndaj Berishës. Ai nënvizoi se ky qëndrim nuk lidhet me ndryshime politike apo rrethana të reja, por me vlerësimin e bërë në atë kohë, për të cilin vijon të mendojë njësoj edhe sot....