Biznesi i impianteve për trajtimin e ujërave të ndotura

Biznesi i impianteve për trajtimin e ujërave të ndotura

Gjatë verës së vitit 2023, qeveria shqiptare deklaroi emergjencë mjedisore në zonat bregdetare, duke argumentuar se ndotja e ujërave kërcënonte shëndetin publik dhe turizmin. Fill pas kësaj, në fund të dhjetorit 2023, qeveria miratoi një akt normativ, që u pasua me miratimin e një udhëzimi të përbashkët të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe asaj të Turizmit, iniciativa ligjore që i hapën rrugë gjobëvënies së subjekteve private. Në kundërshtim me aktin normativ të qeverisë, i cili synonte vetëm miratimin e rregullave teknike për trajtimin e ujërave të ndotura nga subjektet që nuk janë të lidhura me rrjetin publik, udhëzimi i firmosur nga Balluku dhe Kumbaro zgjeroi në mënyrë arbitrare rrethin e subjekteve, duke përfshirë të gjitha bizneset, pavarësisht se kishin kontrata të lidhura me rrjetin publik të...