BIRN: Ligji i Gardës ndryshon si ‘kostum me porosi’ për drejtuesin e radhës

BIRN: Ligji i Gardës ndryshon si ‘kostum me porosi’ për drejtuesin e radhës

Dy vjet pasi ndryshuan kriteret për zgjedhjen e drejtorit të përgjithshëm të Gardës së Republikës, socialistët ‘pendohen’ dhe kërkojnë rikthimin tek formulimi i vjetër, i cili e kushtëzon zgjedhjen me të qënit punonjës karriere brenda institucionit. Ndryshimet e reja në ligjin për “Gardën e Republikës” janë pjesë e një projektligji të propozuar nga deputetja socialiste, Antoneta Dhima, i futur për shqyrtim në kalendarin e punës së Kuvendit. Nisma e Dhimës propozon ndryshimin e nenit 17 me formulimin; “Drejtori i Përgjithshëm i Gardës së Republikës emërohet nga Kryeministri me propozim të ministrit dhe i jepet grada “Drejtues Madhor”. Ai përzgjidhet nga radhët e punonjësve të Gardës që mbajnë gradën “Drejtues i Parë/Drejtues i Lartë”. Vetëm dy vjet më parë, mazhoranca socialiste, deputete e së cilës ishte...