BIRN: Jo vetëm protesta: Banorët e Durrësit ndjekin rrugën ligjore kundër projektit TID
Rrugica që bashkon bulevardin “Epidamn” me portën mesjetare të Durrësit në mesditë është e shkretë. Që prej 15 vitesh, banorët e saj nuk janë “as në qiell, e as në tokë”, siç thotë Pask Simaku, ndërsa nuk lëviz në asnjë çast nga shkallarja e banesës së tij. “Tre-katër familje që ishin në krye të rrugicës, i kompensuan siç duhet dhe ata ikën që në vitin 2015. Kurse ne të tjerët? Me ne të tjerët, vetëm një zot e di se çfarë do të bëhet,” tha Simaku. E gjatë vetëm 100 metra, rrugica ka formën e mureve lindore të amfiteatrit të Durrësit. Përpjekjet e qeverisë për ta çliruar këtë zonë nga banesat nisën pas tërmetit të vitit 2019, ndërsa projekti TID u dha atyre formë institucionale....
Burimi:
syri.net