Bilanci për vitin 2025, Rama: Shqipëria lider në rajon për administratën dhe menaxhimin e financave publike

Bilanci për vitin 2025, Rama: Shqipëria lider në rajon për administratën dhe menaxhimin e financave publike

Kryeministri Edi Rama zhvilloi konferencën e fundvitit përballë gazetarëve, duke bërë bilancin e vitit 2025. Ai u shpreh se, sipas vlerësimit të SIGMA-s, Shqipëria konsiderohet vend lider në rajon për funksionimin e administratës publike, menaxhimin e financave publike dhe të burimeve njerëzore. Rama theksoi se kjo gjendje qëndron në kundërshtim me perceptimet që shpesh paraqiten nga disa qarqe mediatike. “Kemi pasur një rritje të të ardhurave nga tatimet në dogana, pa rritje të taksave. 628 miliardë lekë në të ardhura të shtetit, ndërkohë që janë miratuar disa politika të reja për paketën fiskale me marrëveshjen e paqes dhe projektligjin e faljes së detyrimeve të prapambetura, apo skemën e re të kompensimit të TVSH-së për fermerët. Është gati skema e garancisë shtetërore për bujqësinë që ka...