Bido merr fjalën për t’iu përgjigjur akuzave të tij, Berisha shkon dhe i bllokon foltoren
pamje nga momenti i tensionuar TIRANË- Kuvendi është përfshirë nga tensionet mes palëve. Sapo deputeti i Partisë Socialiste, Ardit Bido, ka dalë në foltore për të mbajtur fjalën, deputetët e opozitës i shkojnë afër. Berisha me demokratët e tjerë është çuar menjëherë në foltore së bashku me të tjerë demokratë duke tentuar bllokimin e mikrofonëve, për t'i ndërprerë fjalën. Ardit Bido: "Unë ju pyes sy më sy, kush ju ka paguar që naftën të ja jepni Serbisë. Kush ju ka paguar që të përdorni fëmijët për të hedhur molotov". Sali Berisha: "Ike të ka ngrënë Gjipeja, Je Ardit Gjipeja.. Ti je bërë avokat i paguar i Belinda Balluku".
Burimi:
zeri.ai